Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A po heziton Kurti ta formojë qeverinë? – Debatojnë Maloku e Pozhari

 
   

Politologu, Albiont Maloku ka thënë se kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër po heziton ta formojë qeverinë duke marrë parasysh sipas tij edhe çështjen e numrave të fituar në Kuvend.

Maloku ka përmendur edhe zotimin e marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër që sipas tij do të jetë detyra e parë e qeverisë së re.

“Përballjet të cilat atë e presin,sidomos në cështjen e jetësimit të pajtimit të ndodhur në Bruksel dhe Ohër që është detyra e parë e qeverisë së ardhshme. Kam përshtypjen se kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka një dozë hezitimi për të marrë dhe drejtuar vendin duke e njohur realitetin e numërave. Sikur të kishte qenë situate ndryshme me nëmura do të ishte më i vendosur”, ka thënë Maloku në emisionin”Këndi i Debatit”.

Por, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar konsulenti politik, Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se Kurti ka shprehur gatishmëri për formimin e qeverisë.

“Kjo propagandë është pa bazë, ai doli dhe i fitoi zgjedhjet dhe po dëshiron me i marrë përgjegjësit e ti”, ka thënë Pozhari.