Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministria e Financave me reforma të reja për përfituesit e asistencës sociale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale se duhet të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi.

Personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale njoftohen se:

Të gjithë anëtarët e familjes tuaj që janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune. Ky është një hap i domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi.

Këshilltarët tanë të punësimit janë në Zyret e Punësimit për t’ju mbështetur në procesin e aktivizimit në tregun e punës, përmes masave si subvencionimi i pagës dhe trajnime profesionale deri në integrimin tuaj në tregun e punës!