Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shoferët e autobusëve që janë në grevë përleshen mes vete pastaj edhe me Policinë

Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë para komunës së Prishtinës në shenjë proteste nga pronarët e kompanive ndaj vendimit për mos lejimin e këtyre autobusëve që të hyjnë në territor të kryeqytetit.

Është dita e tretë që pronarët e këtyre kompanive vazhdojnë këtë protestë deri në një vendim sipas tyre nga komuna për zgjidhjen e kësaj çështje.

Por, sot përveç gjobave që i morën probleme i dolën edhe mes vete.

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit, shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë, përleshen mes vete e pastaj edhe me policinë.

Në mesin e tyre ka edhe të arrestuar.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës.