Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrahje në Prishtinë, Policia jep detaje: Ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen që ka ndodhur në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Tutje, ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.