Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Armeni i arrestuar në kufi, Policia jep detaje: S’posedonte vizë, i gjetëm monedha ruse, siriane e libaneze

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një shtetasi të Armenisë për kalim ilegal të kufirit, duke thënë se i njëjti s’ka poseduar vizë dhe se ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK.

Nga policia bëhet e ditur edhe se, të i arrestuari janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.

Njoftim:

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Prishtinë, më 19.03.2025

Policia gjatë realizimit të detyrave të saja në brezin kufitar, dje më 18.03.2025, rreth orës 23:40, afër Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë, ka ndaluar një person (këmbësor) për legjitimim. Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër PKK.

Policia e ka njoftuar ekipin mjekësor me qëllim ofrimit të ndihmës mjekësore. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.

Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.