
Avokati Skender Musa ka komentuar arrestimin dhe paraqitjen e provave ndaj dy të dyshuarëve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.
Musa ka thënë se se të dy këta përsona i kanë dhënë informacione të ndjeshme Serbisë dhe se e kanë dëmtuar shumë shtetin e Kosovës.
“Bedri Shabani ka qenë i rekrutuar nga shërbimi sekret BIA që nga koha e Millosheviqit dhe ka arritur të punësohet në Doganën e Kosovës, tregon shkallën e lartë të intelegjencës së tij dhe ka qenë i pajisur me informata shumë mirë sa që ka mujtë me dëmtu rëndë Kosovën.
Ndërsa për zotin Qerimi i cili ka punuar në Policinë e Kosovës në sektore të ndjeshme ka arritur ta marrë certifikatën e sigurisë, i cili po ashtu ka shpërndarë informacione të ndjeshme për shtetin e Kosovës, gjë kjo që e ka dëmtuar shumë shtetin tonë”, tha ai.