Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s’duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas bastisjes që ka bërë Prokuroria në Ministrinë e Bujqësisë.

Haxhiu ka kritikuar Prokurinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, dhe se qindra dosje kanë dërguar. “Qindra dosje me dyshime për korrupsion e keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale”, deklaroi ajo.

Ministrja thotë se Prokurorisë i mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. “Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë.

Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë”, shtoi ajo. Haxhiu thekson se “Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”.