Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmet izraelite vrasin 41 palestinezë në Gaza

Janë regjistruar së paku 41 viktima dhe 561 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza vetëm në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, raporton AJ.

Përveç shumë grave e fëmijëve që raportohet të jenë në mesin e viktimave, Hamasi ka thënë se Salah Bardawil, një anëtar i byrosë së tij politike dhe parlamentit palestinez, u vra në një sulm në Muwasi që vrau edhe gruan e tij.

Bardawil ishte një anëtar i njohur i krahut politik të grupit , i cili dha intervista në media gjatë viteve.

Numri i viktimave totale të regjistruara në Gaza që nga fillimi i luftës ka arritur tashmë në 50,021 njerëz, ka thënë ministria.

Shumë viktima konsiderohet të jenë ende nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të shkojnë.