
19-vjeçari Ardit Zymeri, u vra mbrëmë në Vushtrri.
I dyshuar për rastin tragjik është Bleon Dibrani, i cili u arrestua nga policia.
Dibrani gjatë intervistimit e ka pranuar fajësinë.
Rreth ngjarjes tragjike ka folur Nysret Zymberi, axha i viktimës.
Ai deklaroi se nuk e di se si ka ndodhur rasti.
Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.
“Arditi ka qenë djali i vëllait. Informatë zyrtare nuk kemi deri tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e parë kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as sot nuk e njohim. Vëllai i ka edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka deklaruar ai.