Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Varrimi i gruas që u vra dje në Stanoc bëhet pas obduksionit, familjari i saj: Raporti i tyre ka qenë punëdhënës-punëmarrës

Familjari i gruas së vrarë dje në Vushtrri është deklaruar edhe sot për media, duke thënë se gjendja e familjarëve të së ndjerës nuk është e mirë.

Para gazetarëve, ai ka shtuar se janë duke pritur raportin e obduksionit për të vazhduar më pas me procedurat e varrimit.

‘Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk kemi çka me shtuar sepse ajo çka e kam thënë dje ajo qëndron dhe faleminderit për angazhimin. Është gjendja emocionuese, nuk janë mirë’’, ka thënë ai.

I pyetur se a kanë pasur kontakt me Mjekësinë Ligjore , ai ka thënë se janë në pritje.

‘‘Jemi duke prit. Na kanë thanë që nga ora e 13 përfundon, ata janë duke e kryer punën e vet ne duhet të presim’’, ka shtuar ai.

Po ashtu, familjari i të ndjerës është deklaruar edhe për raportin mes dorasit dhe viktimës duke thënë se raporti i tyre ka qenë raport punëdhënës-punëmarrës.

‘‘Raport punëdhënës punëmarrës, raporte të mira kanë pas, nuk kanë pas ndonjë problem’’, ka thënë ai.

Pos kësaj, ai ka deklaruar edhe se ata s’kanë biseduar ende me familjen e dorasit.

‘‘Jo jo s’kemi fol’’, ka shtuar shkurt ai. /Express