
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar lidhur me dy vrasjet e fundit që ndodhën në Vushtrri.
Idrizi ka thënë se dy ditët e fundt kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve.
“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.
Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë tutje ai.