Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mjeku në QKUK konfirmon vdekjen e viktimës, flet për gjendjen e të plagosurit tjetër

Agron Çitaku, mjek kujdestar në Emergjencën e QKUK’së, ka bërë të ditur se personi që vdiq kishte ardhur pothuajse pa shenja jete.

Çitaku ka thënë se atij pasi i është bërë reanimimi, ka ndërruar jetë. Ka bërë të ditur se viktima është përreth të 60-ave.

Ndërsa i plagosuri tjetër, sipas Çitakut, është në gjendje stabile.

“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.

Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

Gazeta Insajderi mëson se personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi.

Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

Insajderi mëson se personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi. /Insajderi.org/