Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Marrëveshja Kosovë, Shqipëri, Kroaci për mbrojtjen”, Abrazhda: Ta mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në NATO

 
   

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia dy javë më parë kanë nënshkruar marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Në lidhje me këtë në një intervistë për RTSH-në ka folur zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda.

Abrazhda tha se kjo marrëveshje nuk ka vetëm një objekt apo një element, por disa sosh.

Ajo tha se në aspektin nacional për Shqipërinë dhe Kosovën, elementi më i rëndësishëm është që Kroacia dhe Shqipëria të ndajnë me Kosovën rrugën e integrimit në NATO.

Ta ndihmojnë dhe ta mbështesin Kosovën në rrugën e integrimit në NATO si e vetmja rrugë bashkëveprimi në trajnime, sjellja e Kosovës në një standard, që janë standarded e NATO-s, përfshirja e Kosovës në këto standarde, në këto trajnime, ndarja e informatave për patrullimet e zonës së Adriatikut në të cilën deri tani nuk është që nuk kemi pasur misione të përbashkëta me Kroacinë në këtë, por Kosova po i shtohet si shtet i regjionit tonë, Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Abrazhda.

Ndryshe, nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Shqipëri nga tre ministrat e mbrojtjes, Pirro Vengu, Ejup Maqedonci e Ivan Anushiq.

Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.