Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e policit, Haradinaj: Iu bashkua UÇK-së për çlirim, në liri shërbeu me përkushtim në uniformën e Policisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas vrasjes së rreshterit, Muhamed Kika në Kaçanik.

Haradinaj thotë se i ndjeri ka qenë një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë.

“Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve”, u shpreh Haradinaj.

Ai po ashtu shprehu ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë!”.