Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot varroset polici i vrarë në Kaçanik

 
   

Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, do të varroset sot.

Lajmin për varrimin e tij e bën familjarët, teksa thuhet se ceremonia e varrimit mbahet pas orës 17:00 në  “varrezat e dëshmorëve”.

“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë daja im Muhamed Lika. Varrimi i tij do të bëhet sot, pas orës 17:00 te varrezat e dëshmorëve! Allahu e mëshiroftë!”, thuhet në njoftimin mortor.

Sakaq, i dyshuari për vrasjen e tij, sipas policisë, ende mbetet në arrati.