Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha reagon ashpër pas kërkesës së Duda Baljes: Po u lakmon serbëve dhe të erdh rendi tash edhe ty të…!

 
   

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

E në lidhje me këtë kërkesë të Baljes, ka reaguar opinonistja Kimete Berisha.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar Baljes, duke e filluar shkrimin në gjuhen kroate.

“Sram te bilo, Duda”, që do të thotë ‘turp të qoftë, Duda”, opinonistja fillon shkrimin, përcjell “Bota sot”.

Sipas saj, e njejta po dëshiron të i imitoj serbët duke i vendosur kushte shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera Berisha i drejtohet deputetes: Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe.

Shkrimi i plotë

Sram te bilo, Duda!

– Çfarë problemi ke me shqiptarë!

– Që të kanë lazdruar e ta kanë rritur mendjen, duke qenë ti thjesht një

mediokre.

– Pse Ti, grua açike, po kërkon komunë njëetnike për boshnjakët?

– Çfarë problemi ke me shqiptarët?

– Po i imiton serbët?

Po.

– Se je kaq e cekët sa nuk e ditke ti që Decentralizimi u imponua nga ndërkombltarët dhe edhe është jofunksional, edhe është diskriminues!

– Pse Ti i do boshnjakët të veçuar nga shqiptarët!

– Kush të ka grishur?

– Me çka?

– Po u lakmon serbëve dhe të erdh rendi tash edhe ti halli yt ta kushtëzosh shtetin e Kosovës…

– Kosova ka luftuar me Serbinë!

– Prandaj ndarja njëetnike sipas komunave u imponua si zgjidhje e domosdoshme!

– A e di Ti kaq punë!

Dhe…A e di se po e krahason veten me serbët!

Dhe po garon me ta se cili është më antishqiptar?

– Po sillesh si serbët se po tutësh prej shqiptarëve…a pse!

– Pse ti nuk kërkon nga Serbia një komunë për boshnjakë, me kryetare Lepa Brenën!

– Pse s’e bën ti një komunë në Kosovë veç për shpirt tëndin!

– Bëje!

– E ke hetuar se shqiptarët për pushtet japin… Çakorrin. Shfrytëzoje rastin!

– Ti po kërkon të veçohesh nga shqiptarët!

– Veçohu, moj!

– Pushtoje Kosovën!

– Çka po pret!

– Pasi që ka ardhur dita që krejt Kosova të varet nga vota jote.

– Futja flakën.

P.S. Nikad pa ni tad, nuk t’i kisha pranuar kushtet Ty.

– Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe!

– Sram te bilo…pra!