Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt të ndihmës afër shtëpisë. Viktima e këtij rasti është një grua, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga Policia.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, në lokacionin ku ka ndodhur rasti kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.