Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

16-vjeçari përplas për vdekje një person në Shqipëri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Bisht-Kamzës në Shqipëri, ku një automjet i drejtuar nga një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një peshkatar që ndodhej pranë një kanali.

Viktima është identifikuar dhe i njëjti ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte i mituri ka dalë nga rruga dhe ka përplasur Bajramin, duke përfunduar më pas në kanal.

Burime nga policia dyshojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Tch

Tags: