Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I jepet lamtumira e fundit policit të Njësisë Speciale, Alban Tolaj

 
   

I është dhënë lamtumira e fundit policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Alban Tolaj, i cili vdiq dje në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Në ceremoninë lamtumirëse përveç familjarëve kanë marrë pjesë edhe kolegët e viktimës.

“Lavdi trimi jem, qofsh i Xhenetit”, ka shkruar djali i tij i cili ka publikuar pamje nga ceremonia.

Tolaj vdiq dje në rrethana të dyshimta, ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.