
Bashkimi Evropian po u sugjeron palëve të kërkojnë një “rrugë të re” në dialogun Kosovë–Serbi, por përgjigjja shqiptare është e qartë: s’ka rrugë tjetër përveç asaj që ka sjellë sukses historik – pavarësia e Kosovës.
Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. “Kosova është shtet shqiptar, i pavarur dhe i paprekshëm,” thuhet në mesazh.
Postimi i plotë:
Bashkimi Evropian po u thotë shqiptarëve se duhet të bisedohet për një rrugë të re në bisedimet Kosovë – Serbi.
Asnjë rrugë të re nuk ka!
Rruga e vetme është ajo që ka përfunduar me sukses historik: Pavarësia e Shtetit të Kosovës.
BE nuk negocion dot se ka qenë për ndërrimin e territoreve.
Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është patriot i çështjes kombëtare shqiptare.
Asnjë lëshim: Kosova është shtet shqiptar i pavarur dhe me territore të paprekshme
Ky është qëndrimi shqiptar.