Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përsëri rrëshqitje dheu në Prishtinë, rrezikohen katër vetura

Një shembje e dheut ka ndodhur përsëri në Prishtinë, saktësisht në një vendpunishte në lagjen “Velani”.

Për Sinjalin e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrëfiksve, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se në këtë incident janë rrezikuar katër automjete, derisa dy prej tyre kanë qenë më shumë se të tjerat.

Tutje shtoi se ëshë kryer intervenimi në atë pjesë të lagjes, dhe se asnjë banorë nuk është rrezikuar.

“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha ai.