Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamasi hedh raketa në drejtim të Izraelit

Hamasi ka hedhur dhjetëra raketa mbrëmjen e së dielës nga Gaza në drejtim të qyteteve izraelite Ashdod dhe Ashkelon.

Mediat izraelite raportuan për lëndime dhe dëme materiale që rezultuan si pasojë e sulmeve ajrore.

Birgadat Al-Qassam që janë krahu ushtarak i lëvizjes palestineze të Hamasit ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se vinë si përgjigjje ndaj “masakrave të zionistëve ndaj civilëve”.

Kurse, sulmet izraelite lanë të vrarë të paktën 32 njerëz të dielën në Gaza, shumica e tyre gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite të dielën vonë urdhëroi palestinezët të evakuonin disa lagje në Deir al-Balah të Gazës qendrore.

Fotot dhe videot që qarkulluan në internet tregonin momentin kur një raketë goditi Ashkelonin, në Izraelin jugor.