Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 50 për qind

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina nëse Pekini nuk i tërheq ‘tarifat hakmarrëse’ kundër Shteteve të Bashkuara.

“Gjithashtu, të gjitha bisedimet me Kinën në lidhje me takimet që ata kanë kërkuar me ne do të ndërpriten! Negociatat me vende të tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar takime, do të fillojnë menjëherë”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Javën e kaluar, Trump vendosi tarifa prej 34 për qind ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.

Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Në përgjigje, ambasada kineze në SHBA akuzoi Uashingtonin për “bullizëm ekonomik” dhe tha se Pekini “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e tij legjitime”.