Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy të maskuar grabisin një person në Prishtinë, ia marrin telefonin dhe para

Dy persona të maskuar njëri më pistoletë dhe tjetri me thikë i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon një personi.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:55 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “Grabitje”.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.