Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhjetëra persona të vdekur në një klub nate në Republikën Domenikane

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane.

Shumë të tjera raportohen se janë lënduar dhe ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të çliruar njerëzit nga rrënojat.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se shpresonte që shumë nga ata që ishin varrosur nën çatinë e shembur ishin ende gjallë, ka raportuar BBC.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur të merengues Rubby Pérez në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo.