Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca tregon se a ka pasur takim Kurti-Limaj

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk ka ndodhur ndonjë takim mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt të NISMA-s.

“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në.

Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime.

Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm.

Jashtë kësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime”, tha Konjufca.