
Refuzimi i LDK-së për t’u ulur në një tryezë konsultimesh me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të fjalëve fyese të Albin Kurtit gjatë fushatës, po cilësohet nga shumëkush si jo vetëm jopolitik, por edhe hipokrit.
Deputeti Mefail Bajqinovci, ka kujtuar ndër vite, vetë eksponentët kryesorë të LDK-së janë shprehur me tone tejet të ashpra ndaj Kurtit dhe VV-së.
Së pari, nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, kishte përdorur një fjalor vulgar ndaj Kurtit, ndërsa Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri e kanë krahasuar qeverisjen e tij me regjimet famëkeqe të Rankoviqit dhe Millosheviqit.
Poashtu edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka krahasuar VV-në me bolshevikët rusë, ndërsa ish-deputetja Besa Gaxherri ka shkuar deri aty sa e ka cilësuar atë si “organizatë terroriste”.
Postimi i plotë:
Gjuha e LDK-së ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndër vite:
-“phuuu q**** tradhtarin e mutit” – Kujtim Shala, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i qeverisjes së Albin Kurtit me regjimin e Rankoviqit – Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i qeverisjes së Albin Kurtit me regjimin e Millosheviqit – Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i Lëvizjes VETËVENDOSJES! me bolshevikët rus – Avdullah Hoti, ish-kryeministër nga radhët e LDK-së
-Etiketimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! si organizatë terroriste, Besa Gaxheri, ish-deputete e LDK-së
Asnjëherë, për asnjëherë, nuk ka pasur as kërkim falje, as distancim. Po megjithatë, ne e dimë që LDK që e njohim nuk udhëhiqet nga dinjiteti, por nga interesi. Ndryshe, nuk shpjegohen koalicionet e tyre me PDK-në që e kanë akuzuar për të bëma, jo për të thëna.