Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mesazhi i fundit i Ilarias para tragjedisë: “Do jap paratë dhe i zgjidhim problemet”

Ilaria Sula, 22 vjeç, studentja shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në Itali, i dërgoi prindërve të saj një mesazh zanor ditën para ngjarjes fatale.

Në këtë mesazh, ajo u tha atyre se do t’u jepte para për të zgjidhur disa probleme që kishin. “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në mesazhin e saj.

Më pas, më 25 mars, Ilaria u largua nga shtëpia e saj në Romë pa lajmëruar shoqet e dhomës. Ajo u gjet e pajetë më 2 prill në një zonë të pyllëzuar pranë Policit, rreth 40 kilometra në lindje të Romës. Ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e saj. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.