Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hasani: Kushtetuta e Kosovës u krijua në bashkëpunim me aleatët e perëndimit

 
   

Sot shënohet 17-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një dokument thelbësor që përcakton bazat juridike të shtetit. Kushtetuta u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, duke i dhënë Kosovës një kornizë të qartë ligjore për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për shtyllat kryesore të Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është krijuar në bashkëpunim me shtetet Perëndimore, aleate.

“Shtylla e Kushtetutës, mendoj se është sovraniteti edhe rendi demokratik, pra që e mbron sovranitetin deh rendin demokratik. E dyta janë liritë dhe të drejtat themelore të gjithëve, pastaj vjen barazia para ligjit dhe mbrojtja e komuniteteve jo shumicë,më pas është zbatimi i drejtpërdrejtë i të drejtës ndërkombëtare, supremacia e Kushtetutës ndaj çdo gjeje tjetër përveç kur është vullnet e i shtetit të Kosovës, pra të zbatosh diçka tjetër siç ka qenë rasti i bartjes si sovraniteti gjyqësor në Hagë”

“Si kriter i fundit është unë do të thosha integrimi i rendit ndërkombëtar dhe kjo është arsyeja se pse interpretimet kushtetuese bëhen pa e njohur mirë të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës e ke problem ta interpretosh siç duhet”.

“Nxjerrja e Kushtetutës është ushtrim i pushtetit konstituiv të popullit ose pushtetit kushtetutë-bërës, ai pushtet në rastin e Kosovës është ushtruar në koordinim të plotë dhe me bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar me miqtë tanë. Edhe Kushtetuta edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës janë si të vende perëndimore”, ka thënë Hasani.