Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Florian Dushi: Ta respektojmë, mbrojmë dhe zbatojmë Kushtetutën tonë

Në Ditën e Miratimit të Kushtetutës, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Florian Dushi, ka lënë një shkrim në faqen e tij në Facebook, ku ka folur për Kushtetutën si garanci për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, për ndarjen e pushteteve si e arritura më e madhe historike, për rendin demokratik në tërësi dhe për funksionimin e institucioneve të pavarura.

Në mbishkrimin e tij, Dushi ndër tjerash thotë:

“Sot shënojmë Ditën e Miratimit të Kushtetutës së parë të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës – një moment historik që shënoi themelin e një shteti demokratik, modern dhe të orientuar drejt vlerave evropiane.

Kjo Kushtetutë është garanci për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, për ndarjen e pushteteve si e arritura më e madhe historike, për rendin demokratik në tërësi dhe për funksionimin e institucioneve të pavarura.

Sot më shumë se kurrë, është detyrë e secilit prej nesh që ta respektojmë, ta mbrojmë dhe ta zbatojmë me vendosmëri Kushtetutën tonë, sidomos në këtë kohë kur ajo sulmohet dhe tentohet të deformohet me qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura nga ana e qeverisë aktuale dhe mendësisë autoritare që përfaqësojnë!

Ruajtja e frymës kushtetuese është mbrojtje e lirisë, e demokracisë dhe e të ardhmes sonë si shtet.

Le ta kujtojmë këtë ditë jo vetëm si një datë historike, por si një thirrje për veprim dhe për kundërshtim ndaj çdo përpjekjeje që cenon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.