Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kancelari i ardhshëm gjerman kërkon heqjen e tarifave ndaj SHBA-së

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se për të zgjidhur çështjen e tarifave, tregtia transatlantike nuk duhet të ngarkohet me taksa.

Ai theksoi se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump kanë bashkuar Evropën, shkruan Reuters.

“Le të vendosim tarifa prej 0 për qind për tregtinë transatlantike dhe kështu problemi do të zgjidhet”, tha lideri i ardhshëm gjerman.

Merz shtoi gjithashtu se tarifat e Trumpit kanë treguar që një qasje e përbashkët tregtare ka pasur një ndikim pozitiv.

“Evropianët janë të vendosur për t’u mbrojtur, dhe ky rast tregon se uniteti është një ndihmesë e fuqishme për shumicën”, shtoi ai gjatë një interviste televizive pas arritjes së koalicionit qeveritar me social demokratët