
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se krimi i organizuar paraqet rrezik serioz për shtetin e Kosovës, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe duke minuar sigurinë kombëtare.
Sipas tij, shërbimet sekrete të shteteve si Serbia dhe Rusia, të mbështetura nga aleatët e tyre, po veprojnë në mënyrë të strukturuar përmes rekrutimit të individëve dhe grupeve që më pas arrijnë në pozita kyçe në institucionet e vendit.
Tutje, ai thotë se dobësia në performancën e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë po krijon terren të përshtatshëm për lulëzimin e aktiviteteve kriminale. Kjo situatë kërkon reagim urgjent dhe angazhim të përbashkët për dekriminalizimin e shtetit dhe mbrojtjen e arritjeve kombëtare.
Shkrimi i plotë:
Krimi i organizuar rrezikon Kosovën
Kriminaliteti e shkatërron shtetin, andaj detyra kombëtare e secilit prej nesh është të angazhohemi seriozisht në dekriminalizimin e shetit. Gjithnjë kur vjen pranvera, na e kujton sakrificën dhe gjakun e derdhur të këtij populli për lirinë dhe shtetin.
Shtetet armike si Serbia dhe Rusia e të cilat mbështetën nga aleatët e tyre, përmes shërbimeve sekrete punojnë në të gjitha format e mënyrat për mbështetur rritjen e kriminalitetit në republikën e Kosovës.
Përformanca e dobët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë është vetë kultivimi i krimit.
Shërbimet sekrete të vendeve armike, përmes formave të ndryshme penetruese, rekrutojnë persona të cilët ndër vite, duke përdorur mënyra të njohura të spiunazhit i forcojnë në komunitet, poashtu duke përdorur burime të tyre të cilat i kanë krijuar pikërisht për detyra të tilla të caktuara.
Personat apo grupet e mbështetura nga shërbimet sekrete të vendeve armike, pasi ata të krijojnë një profil mjaft interesant apo deficitar, me ndikim në komunitet, mund të arrijnë në pozita të rëndësishme në institucione politike, ushtarake, civile, apo administratë shtetërore, dhe pikërisht atëherë do të kryejnë detyra speciale të spiunazhit si “Sabotazhi”, dhe kështu të krijohen kushte dhe rrethana për të përformuar dobët shteti i Kosovës, në anën tjetër krijohen kushte dhe hapësirë grupeve kriminale në të gjitha nivelet shtetrore, poashtu në të gjitha format, nga ku edhe mund të organizojnë veprime për shkatërrimin e shetit.