Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se homologu i tij britanik Keir Starmer do vizitojë për të parë Shqipërinë në maj, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.

Në rubrikën e tij në rrjetet sociale ‘Sy më Sy’, teksa iu përgjigj pyetjeve të komentuesve, Rama tha se imazhi i Shqipërisë në botë ka ndryshuar për mirë falë reformave të qeverisë së majtë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë vizitat e liderëve më të rëndësishëm të botës për herë të parë në Tiranë, shkruan Euronews Albania.

“Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat të Perëndimit, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore apo me atë arabe, qoftë me BE apo Turqinë, me SHBA, me Emiratet e Bashkuara, kështu që kanë ndihmuar dhe ndikuar. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca…të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Po pse, ngaqë ky vend po vdes për bukë? Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik”, theksoi Rama.

Edi Rama ka shtuar se “Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik në vendin tonë. Presidenti i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë.