Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shefat e mbrojtjes nga rreth 30 vende takohen në NATO për bisedime mbi një forcë të ardhshme në Ukrainë

Ministrat e mbrojtjes nga rreth 30 vende u mblodhën të enjten në Nato për të diskutuar mbi krijimin e  një force të përbashkësh trupash që do vendoseshin në Ukrainë për të kontrolluar cdo marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë.

Takimi në selinë e NATO-s – i pari midis ministrave të mbrojtjes që përfaqësojnë të ashtuquajturin koalicion të të vullnetit – vjen pas një vizite në Kiev javën e kaluar nga oficerë të lartë ushtarakë britanikë dhe francezë. Ajo pritet të punojë për të nxjerrë në pah një marrëveshje të arritur në një takim të mëparshëm midis liderëve.

Megjithëse SHBA nuk do të marrin pjesë, përkrahja e saj mbetet vendimtare për funksionimin e një koalicioni të tillë.

“Shtetet e Bashkuara janë ende një lojtar vendimtar në garantimin e sigurisë së qëndrueshme” në Ukrainë, tha ministri finlandez i Mbrojtjes Annit Häkkänen. Homologu i tij suedez, Pål Jonson, tha se suksesi në Ukrainë kërkon “një formë angazhimi të SHBA-së”.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se ministrat “po përpiqeshin të mbanin Shtetet e Bashkuara në bord”.

Mes asaj pasigurie dhe paralajmërimeve të SHBA-së se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj dhe të Ukrainës në të ardhmen, forca shihet si testi i parë i gatishmërisë së kontinentit për të mbrojtur veten dhe interesat e tij.

Të premten, përfaqësues nga rreth 50 vende do të mblidhen në NATO për të siguruar mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Ky takim do të kryesohet nga Britania dhe Gjermania. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth nuk pritet të marrë pjesë.Shefat e