
Në Zyrën e Ombudspersonit të Gjykatës Speciale të Kosovës në vitin 2023 është deponuar një ankesë nga Sefer Goxhuli [Emri i është bërë publik nga vetë Gjykata Speciale], për shkak se një nga zyrtarët e Prokurorisë Speciale ndërkohë që po e intervistonte, duke e lexuar një dokument i është referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”.
Ankuesi në shkresën e tij ka thënë se përdorimi i këtij termi për t’iu referuar Republikës së Kosovës ishte thellësisht fyes pasi që është termi i përdorur nga Serbia kur i referohet Republikës së Kosovës në mënyrë poshtëruese.
“ Ai më tej pohon se përdorimi i një etikete të tillë për të përshkruar Kosovën është i neveritshëm dhe ngre shqetësime për atë se si e kupton Zyra e Prokurorit të Specializuar shtetin dhe njerëzit që ata përfaqësojnë. Ai pretendon se përdorimi i termit “Kosova dhe Metohia” nga përfaqësuesi i Prokurorisë Speciale bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Shkresa
Në përgjigje, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte pranuar se përdorimi i terminologjisë “Kosova dhe Metohija’ ishte përdorur gabim gjatë intervistimit dhe se kanë thënë se kjo terminologji nuk është pjesë e praktikës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithashtu konfirmoi se termi “Kosovo dhe Metohija” ishte përdorur në intervistën me ankuesin dhe pranoi se kjo ishte bërë gabimisht. 17. ZPS-ja deklaroi se ky term nuk është pjesë e praktikës standarde të ZPS-së, duke përfshirë në çdo shabllon ose dokument proformë në përdorim nga SPO-ja.”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.
Shkresa
Në përgjigjen e vet në këtë dokument, Ombudspersoni kanë thënë se duhet të refuzojnë ankesën, meqë ajo s’dëshmon ndonjë shkelej të të drejtave të njeriut.
“Prandaj, Ombudspersoni duhet ta refuzojë ankesën në përputhje me Rregullën 29(3)(b) të RPE-së pasi ajo nuk ka demonstruar shkelje të të drejtave të njeriut nga PSP. 32.”, thuhet në dokument.
Shkresa
Shkresa
Gjithashtu Ombudspersoni konstaton se “është i kënaqur që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar që gabimi në përdorimin e shprehjes ” Kosova dhe Metohia” nuk do të përsëritet”.