
Analisti politik, Dorajet Imeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shumë afër që të formojë qeverinë e re.
Kjo sipas tij, nëse eventualisht ka një marrëveshje me tre deputetët e koalicionit AAK-NISMA.
Por, siç tha ai ajo që është më rëndësishme është se Qeveria e re e Kosovës do të jetë produkt i një marrëveshje politike në mes subjekteve politike.
“LVV shumë afër është për të formuar qeverinë e re sepse nëse eventualisht ka një marrëveshje me NISMA, përkatësisht tre deputetet e koalicionit AAK-NISMA dhe disa deputetë minoritarë, atëherë natyrisht që është shumë afër për të formuar një shumicë të re parlamentare. Por, gjithsesi nëse nuk ka një konfirmim nga secili prej tyre që janë të gatshëm për të votuar qeverinë e re, atëherë duhet të presim 15 prillin… Çka është shumë e rëndësishme është se Qeveria e re e R. së Kosovës do të jetë produkt i një marrëveshje politike në mes subjekteve politike“, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.