1
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë tani zyrtarisht të divorcuar.
Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës u zhvillua sot në Gjykatën Civile të Tiranës, ku Meta, i cili ndodhet në burg për hetime të SPAK-ut, u shoqërua nga forcat e policisë.
Kryemadhi nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokati i saj, Redi Llanaj.
Gjyqtarja e seancës shpalli zgjidhjen e martesës, pasi Kryemadhi nuk u paraqit në gjykatë pa një shkak ligjor. Kështu, çifti pas shumë viteve së bashku, ka mbyllur zyrtarisht marrëdhënien e tyre martesore.