Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

 
   

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike me 15 për qind sa ishte propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve për të kundërshtuar këtë propozim që sot ishte në rend ditë për t’u votuar në mbledhjen e Bordit të ZRrE-së.

ZRrE një pjesë të mbledhjes e mbajti të hapur për media dhe më pas e mbylli, aty u tha se do të dalin me një njoftim për tarifat e çmimit të energjisë.

Protesta në fjalë është organizuar nga aktivistët e nismës “Asnjë cent më shumë”, dhe iu bashkëngjitën qytetarët.

Protesta do të vazhdojë për tek objekti i ZRrE-së dhe Ministrisë së Ekonomisë.