Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktori i famshëm diagnostikohet me sëmundje të rëndë

Aktori Eric Dane është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë neurologjike ALS.

Ylli 52-vjeçar nuk ka dhënë asnjë detaj se si u diagnostikua apo në çfarë shkalle ndodhet me sëmundjen e tij.

Aktori thotë se se po vazhdon të punojë më pas me serialin televiziv “Euphoria”, ku luan rolin e patriarkut Cal Jacobs.

Dane u bë i famshëm me rolin si kirurg plastik i njohur si dr.Mark Sloan në serialin klasik të dramës mjekësore “Grey’s Anatomy”, një rol që ai luajti për gjashtë sezone midis 2006 dhe 2012.