
Persona të maskuar e me pankarta nacionaliste në duar, kohëve të fundit po shfaqen në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Në këtë fotografi të siguruar nga televizioni, shihen burra që mbajnë parulla në duar ku shkruan “Lavdi Ushtarëve të Koshares”.
Për këto raste, pas interesimit të mediumit, kanë filluar hetimet.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tregon që policia është vënë në lëvizje.
E në aspektin e sigurisë, ky akt shihet si tendencioz që synon nxitjen e tensioneve.
Madje, njohësi i këtyre rrethanave Arben Dashevci i sheh këto veprime si kryekëput provokime.
Televizioni edhe më herët kishte raportuar për këta persona të cilët vendosin mbishkrime nacionaliste serbe në pjesë të ndryshme të veriut.