Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërprerje të energjisë dhe internetit, ekspertët paralajmërojnë pushtimin nga milingonat në Gjermani

Alarmi i milingonave në Gjermani!

Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe madje shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe internetit, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv

Ekspertët në Shtutgart dhe Karlsruhe po hetojnë rastin, ndërkaq të prekura veçanërisht janë Baden-Württemberg dhe pjesë të tjera të Gjermanisë.

Në Kehl, një kënd lojërash për fëmijë është mbyllur prej muajsh për shkak të kolonisë së këtyre milingonave.

Lloji i milingonave, me origjinë nga rajoni i Mesdheut, ka vite që po shumohet në jugperëndim.