Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria

Pritet rritje e mëtejshme e Vlerave Barike duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithe territorin Shqiptar; Për rrjedhojë; orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vraneisr të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë; ku në zonat verilindore dhe Lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të VIJOJE nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; duke sjellë vranësira të dendura në të gjithë territorin e Kosovës KU herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në viset malore; më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe Verilindore; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë deri vonë në mbremje kur pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë  dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket; Republikës së Maqedonisë së Veriut; orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR pas-mesditës dhe në vijim; priten vranësira disi më të shpeshta në të gjithë MV ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu më intensitet të ulët; më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore – Veriperëndimore; Gjatë natës;  vranësirat do të largohen nga i gjithë territorit i Republikës së MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Evropa

Gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit të zi do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere; kjo situatë atmosferike do të vijë si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të kontinentit; Po ashtu, vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga vranësira, reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë; mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.










MotiMoti në KosovëMoti në Maqedoninë e VeriutMoti në Shqipëri