Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

26 vjeçarja dyshohet se bëri vetëvrasje, policia arreston një person për rastin në Lakrishtë

Një 26 vjeçare, ka vdekur dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje, shkruan Insajderi.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

Raporti i plotë i policisë:

SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.