
Me ngritjen për 16.1%, bazuar në një llogaritje jo-zyrtare, një kilovat orë energji elektrike me tarifën ditore për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë, pritet të kushtojë 9.04 centë, për dallim nga 7.79 sa ishte.
Tarifa e natës, në bllokun e parë të konsumit, nga 3.34 centë pritet të ngritët në 3.87 centë për kilovat orë.
Ndërsa për konsumin mujor mbi 800 kilovatë, tarifa ditore, sipas llogaritjes, do ngritët nga 13.29 në 15.42 centë për kilovat orë. Ndërsa ajo e natës, nga 6.27 në 7.27 centë.
Për konsumin mujor prej 1000 kilovatë orë, në raportin 60-40 ndërmjet tarifës së ditës dhe asaj të natës, sipas një llogaritjeje jo-zyrtare, vlera e faturës del të jetë rreth 80 euro, pa TVSH.
Një rritje prej 11 eurosh, me parametrat e njëjtë të konsumit me tarifat nga viti 2024.
Vetëm për konsumin deri në 800 kilovatë, dallimi është 7.5 euro pa TVSH.
Po ashtu, sipas një llogaritjeje jo-zyrtare, për konsumin mujor prej 1000 kilovatë orë, në raportin 70-30 ndërmjet tarifës së ditës dhe asaj të natës, vlera e faturës del 85.84 euro, pa TVSH.
Një rritje prej 11.8 euro krahasuar me parametrat e njëjtë të konsumit, me tarifat e vjetra.
Nëse llogaritet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar prej 8%, vlera e faturës me tarifat e reja ngritët në rreth 93 euro.
Të premten, pas miratimit të të hyrave të lejuara maksimale për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n, ZRrE-ja njoftoi për rritje të tarifave për 16.1%, e cila do të zyrtarizohet nëpërmjet një vendimi të veçantë ditët në vijim.