Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vend-arratisja e kriminelëve: Spanja mosnjohëse, oazë për kosovarët e këqij

Kosovarë që kanë aktakuza për krime të rënda në vendin e tyre e kanë gjetur një shtet, ku autoritetet e Prishtinës nuk mund të afrohen, ata po ikin në Spanjë.

Dukagjin Nikolla me letër rreshtimin ndërkombëtar për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes në lokalin Bon Vivant, u kap gati 2 mijë kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Ky kishte ikur në Spanjë. Pikërisht atje për mos të rënë në duar të policisë, pati gjeti strehë edhe Adnan Jashari, i dyshuar për vrasjen e Diana Kastratit më 2011, i cili ani se u arrestua, nuk qe ekstraduar.

E pikërisht, mosbashkëpunimi mes shteteve është arsyeja kryesore që të kërkuarit për krime në Kosovë po ikin në Spanjë.

Megjithatë, po thuhet se organet e ndjekjes nuk duhet ti çojnë duart përballë kësaj situate.

Për më tepër, ndiqni kronikën..