Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përvjetori i masakrës, tymi i oxhakut tradhtoi Lipajt

 
   

Mëngjesin e 13 prillit 1999 forcat serbe e kuptuan se po dilte tym nga oxhaku i shtëpisë së Lipajve të Studenicës së Istogut, aty kishte civilë shqiptarë që më pas i ekzekutuan.

Këta familjarë ishin duke pjekur bukë në momente kur forcat serbe e kuptuan se ishin të pranishëm në shtëpi.

Katër vajza, asnjëra nuk kishte mbushur 16 vjet dhe gjashtë të moshuar u vranë në vend. Përveç njërit, nëntë viktimat ishin të familjes Lipaj.

Dy vajzat, Qëndresën 15 dhe Mirëdonën 13 vjeçare, e ëma e kishte ndjerë që nuk do t’i shihte më kurrë.

Për nëntë martirë që u pushkatuan e më pas u hodhën në bunarin e shtëpisë në fshatin Studenicë u deshën 13 ditë, derisa i gjetën trupat.

Familjarët e martirëve ende kanë dhimbje se askush nuk ka marrë dënimin për atë që ka ndodhur dhe se dhimbje për ta është edhe kur e dinë që kriminelët enden edhe sot të lirë edhe pse  dihen me emër e mbiemër.