Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

As po, as jo – Berisha i Partisë Egjiptiane ende pa vendim: Deri tani s’kemi marrëveshje me VV-në

 
   

Në prag të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për çështje të rëndësishme politike, Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të japë votën e tij.

Ai ka theksuar se partia që ai drejton nuk ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa po vazhdojnë diskutimet për një bashkëpunim të mundshëm.

“Nesër është seanca. Për momentin, nuk e di a do të votoj a jo, sepse nuk kemi ndonjë propozim, i cili e dimë që do të vjen. Sigurisht që bazohemi dhe në personin dhe në marrëveshjen. Për momentin jemi ashtu siç kemi qenë… Kemi kontakte të vazhdueshme, po e diskutojmë dhe po shohim mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm mes nesh (me LVV-në). Nëse janë numrat kryhet, sepse është në mandatin e tij… Jo, s’kemi një marrëveshje (me VV-në)”, tha Berisha për media.

Sa i përket mundësisë për bashkëpunim me subjektet opozitare, Berisha shprehet se nuk kanë ndonjë rezervë ndaj askujt, përveç atyre që nuk e respektojnë subjektin që ai përfaqëson.

“Ne jemi kolegë me secilin. Për dallim prej krejt të tjerëve ne nuk kemi problem me askënd. Problemi i vetëm është që kushdo që nuk na respekton nuk do të respektohet, derisa ata që na respektojnë do t’i respektojmë. Asnjë pengesë, asnjë vijë të kuqe me askënd nuk e kemi”, deklaroi ai.