Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, me Limajn s’kam pasë takim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij nuk do të pengojë zgjedhjen e kryeparlamentarit sot.

“Sa na përket neve për kryetar të Kuvendit ne nuk bëjmë pengesë”, tha Haradinaj derisa po hynte në Kuvend për seancën konstituive.

Haradinaj tha se s’është takuar me partnerin e koalicionit, Fatmir Limaj, me të cilin i hyri garës zgjedhore.

“Takim me Limajn s’kam pasë”.

Ai tha se s’do të ndahen nga opozita.

“Do të jetë qëndrim i përbashkët i opozitës, PDK, LDK dhe ne. Nuk do të ndahemi, por në parim ne jemi për, nuk kemi asgjë kundër, por nuk do të ndahemi nga opozita”.

“Kemi komunikuar me telefon dhe kemi pasë biseda të vazhdueshme”.