1
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj s’ka lëvizur nga qëndrimi për të mos votuar kandidatin që do të propozojë partia fituese, Vetëvendosje, për kryetar të Kuvendit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Ne nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojmë që në qoftë se VV ka propozim për emrin e kryetarit e Kuvendit duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, tha Bajrami.
E pyetur nëse ka deputetë brenda LDK-së që mund të kenë marrëveshje me Vetëvendosjes, Bajrami u përgjigj shkurt: “Nuk ka asnjë marrëveshje me deputetët”.