
Deputetin i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj edhe pse i lënduar, sot është prezent në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Brahimaj është parë në sallën plenare me paterica.
E ndonëse ishte paraparë që seanca të niste në ora 10:00, ajo te pas një orë ka nisur.
Seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po e udhëheqë deputeti më i moshuar, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari nga PDK.
Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të parlamentit të Kosovës është caktuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Seanca e sotme ka gjithsej 4 pika: e para formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pastaj betimi i 120 deputetëve të rinj dhe pastaj zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.
Më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës i janë nënshtruar zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Certifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve është bërë më 27 mars 2025.